Publicisti Shaqir Foniqi së fundmi ka dalur me librin e tij të njëzetë, ku ka përfshirë opinione, intervista dhe poezi!
Libri i njëzetë i Foniqit, sikur është një kurorë e artë e përsiatjeve të tij shumëvjeçare në zhanre të ndryshme letrare!
Libri fillon me thënien e autorit se, ‘nuk dua të vdesë, pa lënë gjurmë në jetë’, për të përfunduar me shkrimin për shpalljen e tij “Ambasador i paqes globale”!
Shaqir Foniqi për dyzet vjet ishte gazetar e redaktor në RTP, përkatësisht RTK!
Foniqi e ka sprovuar veten me mjaft sukses, pothuajse në të gjitha zhanret krijuese, duke fituar shumë çmime e mirënjohje kombëtare dhe ndërkombëtare!
Libri i ka 145 faqe dhe e ka botuar shtëpia botuese ‘Lena graphic’ e Prishtinës! /Telegrafi/