Site icon Telegrafi

Shaqir Fetahu zgjidhet kryetar i BFI-së

Në një proces të qetë dhe transparent në hapësirat e Bashkësisë Fetar Islame në Shkup janë zhvilluar zgjedhjet për kreun e BFI -së.

Pas votimit garën për kreun e BFI – së e fitoi Shaqir Fetahu kundrejt kundër kandidatit të tij, myftiut të Tetovës Qani Nesimi.

Pas zgjedhjeve kryetari i ri falënderoi të gjithë imamët për maturin e treguar gjatë procesit zgjedhor.

“Do të ndërtojmë Bashkësi serioze me të gjitha elementet që kërkon koha në të cilën jetojmë. Do të jetë Bashkësi Fetare Islam e cila me mençuri dhe maturi që do tu përgjigjet të gjitha sfidave që sjell koha dhe vendi”, deklaroi Shaqiri.

Ai falënderoi të gjithë imamët për maturin e treguar gjatë procesit zgjedhor.

Shaqir Fetahu fitoi 18 vota, ndërsa Qani Nesimi fitoi 3 vota./Telegrafi/

Exit mobile version