Klubi basketbollistik Bashkimi ka njoftuar se Shaq Carter nuk është më pjesë e ekipit nga Prizreni.
Në një njoftim në faqen zyrtare në Facebook, është bërë e ditur se ai e ka shkëputur kontratën me skuadrën nga Superliga e Kosovës në basketboll.
“Qendra amerikane, Shaq Carter, ka shkëputur kontratën me Bashkimin pas marrëveshjes së dyanshme me drejtuesit e klubit”.
“Falënderojmë basketbollistin për kontributin e tij të deritashëm dhe i urojmë suksese në karrierën e mëtejme”, thuhet në njoftimin e klubit.
Carter iu bashkua skuadrës prizrenase para fillimit të edicionit të sivjetmë dhe ka një mesatare prej 13.8 pikëve e 10.8 kërcimeve në 11 takimet e zhvilluara në Superligën e Kosovës në basketboll. /Telegrafi/