“Është e vërtetë se ata janë duke u interesuar vazhdimisht, por unë jam i përqendruar te Peja, me të cilën kam kontratë edhe për një vit. Pas përfundimit të kampionatit do të ulem me kryesinë e skuadrës dhe do të bisedojmë për këtë mundësi”, ka thënë Shaptahu për Arenën.
“Levski do të luajë në Ligën e Adriatikut dhe për mua do të ishte sukses të luaj në një ligë ku janë skuadra të mëdha evropiane, aq më tepër që jam në përfundim të karrierës. Sidoqoftë, tash për tash nuk jam i preokupuar me këtë çështje”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/