Telegrafi

Shaptahoviq: Sigal Prishtina nuk ka lider

"Me përforcimet e bëra, mund të them se Prishtina nuk është më e mirë se Peja, e as Peja nuk është më e mirë se Prishtina. Jemi të niveluar tërësisht dhe ne ndeshjet direkte do të shihet se cili ekip është më i mirë", ka thënë Shaptahoviq.

Ai gjithashtu ka insistuar se te Peja nuk ka liderë, por të gjithë luajnë kolektivisht për fitore. Megjithatë, i vjen mirë kur kundërshtarët e shohin atë dhe Berishën si liderë te Peja.

"Ndoshta, te Peja janë dy liderë, por te Prishtina kush është lider? Nuk e di, cili është ai lojtar që në momentet vendimtare merr topin dhe e vendos lojën. Është gjë e mirë për një ekip kur llogaritet se ka dy liderë, pasi unë dhe Dardani jemi në gjendje ta vendosim lojën", ka shtuar Shaptahoviq për Koha Ditore.

Një ditë më parë kryetari i Sigal Prishtinës, Blerand Stavileci, deklaroi se kanë ekip më të mirë se Peja. /Telegrafi/