Kjo ndeshje u zhvillua në palestrën e renovuar “1 Tetori” që ishte në cilësinë më të lartë dhe drejtuesit e klubit meritojnë çdo lëvdatë për investimet e bëra aty.
Teleboysat e udhëhequr nga i jashtëzakonshmi Kendrick Jones e nisën më mirë çerekun e parë duke krijuar epërsi që në fillim, të cilën ia dolën ta mbajnë deri në fund, 27-20.
Çereku i dytë ishte tejet atraktiv dhe emocionues. Peja u rikthye në lojë me shënimet për tre pikë. Është interesante të themi që në këtë çerek, Samir Shaptahoviq shënoi hiq më pak se gjashtë trepikësha. Por, në anën tjetër keq nuk ia lanë as vendasit të cilët e ruajtën epërsinë e tyre, 48-45.
Me fillim të çerekut e tretë, Teleboysat mbeten pa shërbimet e turkut Ozseven i cili u përjashtua me pesë gabime personale, gjë që ndikoi menjëherë në epilogun e këtij takimi. Peja vazhdoi ofanzivën e saj dhe nuk pushonin së shënuari tre pikësha, gjersa vendasit nuk mund ta përballonin ritmin e lojës për shkak të mos zëvendësimit të lojtarëve dhe kështu lodhja ndikoi që të kalojnë në disavantazh prej 11 pikëve, 61-72.
Peja u vetëkënaq me epërsinë qe krijoi në çerekun e tretë dhe filluan të bënin gabime të cilat Teleboysat i shfrytëzuan mirë për ta ngushtuar rezultatin në vetëm dy pikë, por pastaj më i miri i kësaj ndeshje, Sami Shaptahoviq, e morri lojën në dorë me disa shënime dhe e përmbylli ndeshjen në të mirë të ekipit të tij. Rezultati final i takimit, 81-89.
Koshashënuesit më të mirë të RTV 21: | ||
1 | Kendrick Jones | 26 pikë |
2 | Brandon Roberson | 16 pikë |
3 | Ersan Ozseven | 15 pikë |
4 | Urim Zenelaj | 14 pikë |
Koshashënuesit më të mirë të Pejës: | ||
1 | Samir Shaptahoviq | 35 pikë |
2 | Dardan Berisha | 25 pikë |
3 | Gerti Shima | 9 pikë |
4 | Alban Veseli | 8 pikë |
/Telegrafi/