Site icon Telegrafi

Shaptahoviçi: Për shkak të fyerjeve në Kumanovë, desha ta braktis lojën

Ai tha se thirrjet antishqiptare kanë nisur që në fillim të ndeshjes. “Po, sharjet kanë nisur që nga fillimi i ndeshjes. Unë i dëgjoja, por jam mësuar me sharje të tilla edhe gjatë kohës kur kam luajtur në Mal të Zi. Megjithatë, në çerekun e tretë brohoritjet e tyre kundër shqiptarëve ishin tepër skandaloze dhe të padurueshme, dhe unë në një moment vendosa ta lëshoj parketin, por më ndalën bashkëlojtarët e mi. Sharje të tilla nuk kam përjetuar në ndonjë ndeshje tjetër ndërkombëtare. Nuk e di a kanë menduar se do të vijnë në Pejë, ku do t’i presë një atmosferë ferri”, deklaroi për “Lajm”, Shaptahoviçi, shkruan gazeta Lajme e Shkupit.

Sa i përket ndeshjes ai nuk ishte i disponuar shumë të flasë. “E nisëm mirë ndeshjen, por nuk qëndruam deri në fund. Kumanovo na fitoi me meritë, sepse ne nuk patëm bankinë të fortë”, shtoi Shaptahoviçi, i cili shënoi 13 pikë. Në fund, ai falënderoi tifozët shqiptarë Ilirët për mbështetjen maksimale gjatë tërë takimit.

Kujtojmë se, ndeshja Kumanovo-Peja përfundoi me rezultat 93-85. /Telegrafi/ 

Exit mobile version