Site icon Telegrafi

Shapta: Do ta mbrojmë titullin e kampionit

Organizatori i Pejës, Samir Shaptahoviq, beson se skuadra e tij mund të mbrojë titullin e kampionit. “Mendoj se ky është një mision i mundur për ne. Është fat i keq që nuk jemi në ‘play-off’ të Ligës Ballkanike dhe ajo që ndodhi në gjysmëfinale të Kupës në Gjakovë. Ne kemi treguar karakter të fortë dhe gjetëm motiv për të treguar lojë të mirë kundër Prishtinës. Tani e vetmja shprese për ne është kampionati i Kosovës, ku do të kërkojmë titullin e kampionit’, ka deklaruar Shaptahoviq për ‘Sport Plus’.

Shaptahoviq vazhdon më tej se përkundër problemeve që kanë do të mposhtin Sigal Prishtinën në finale për të rrëmbyer titullin e kampionit. “Me siguri në finale do të ndeshemi me Prishtinën. Kemi pasur probleme në klubin tonë, kur kjo i shtohet edhe puna e lëndimeve, siç është Drilon Hajrizi, dhe largimi i Ersid Lucës, problemet shtohen edhe më shumë, por unë besoj te një mision i mundur në kampionat të Kosovës. Do të kemi shumë ndeshje dhe ajo ekip që ka karakter të fortë do të fiton. Unë besoj se kjo ekip do të jetë Peja”, përfundoi numri 4 i Pejës, transmeton Telegrafi.

Këto dy skuadra ishin ballafaquar edhe në finale të vitit të kaluar, ku kampion u shpall Peja me rezultat 3:0. Në finale të Kupës në Prizren vitin e kaluar fitoi Prishtina, duke mundur Pejën me një pikë dallim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version