Policia në Prizren ka arrestuar një person pasi që kishte shantazhuar të dashurën e tij.
Sipas njoftimit nga Policia i dyshuari i kishte kërkuar të holla dhe stoli ari vajzës me të cilën ishte në lidhje dashurie, në mënyrë që të mos i publikojë fotografitë dhe komunikimet e tyre mes vete.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.