Një përfaqësues nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka ngritur kallëzim penal për ”shantazh” ndaj një personi, i cili është prezantuar si i punësuar në një gazetë ditore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky person i është paraqitur në televon dhe e ka pyetir anëtarin e KSHZ-së, në lidhje me refuzimin e shtypjes së listave të kandidatëve në gazetën ku ky person ka punuar.
Më pastaj, në bisedë është kyçur edhe kryeredaktori i gazetës, i cili e ka kërcënuar me kompromentim të personalitetit, duke publikuar gënjeshtra dhe të pavërteta në gazetë, nëse listat nuk publikohen në gazetën e tij.
Anëtarit të KSHZ-së i janë kërkuar edhe 20 mijë euro. Policia ka ndërmarrë masa për ndriçimin e rastit./Telegrafi/