Nëpër rrjetet sociale janë duke u shpërndarë fotografi të turpshme të një drejtori të një shkolle të mesme të Kumanovës, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Drejtori i kësaj shkolle thotë se është shantazhuar para disa ditëve nga një person me profil të rrejshëm se do t’i publikojë fotografi në rrjete sociale ku ai duket në kënde të paturshme, njofton Sitell.
Drejtori ka paralajmëruar për këtë rast dhe pret që policia të zbardh rastin. Nga policia e Kumanovës thonë se nuk kanë informacione. /Telegrafi/