Telegrafi

Shantazhet e Qeverisë e fusin Kuvendin në krizë

Deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje” dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Kuvendi gjithnjë ka shërbyer për Qeverinë siç e ka quajtur ai “trampolinë e projekteve të pushtetit” , shkruan Koha Ditore.

Ndërsa për deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, nuk ka nevojë që nga bisedat telefonike të zyrtarëve të PDK-së të kuptohet që Ekzekutivi e cakton agjendën e Legjislativit.

Monitoruesi i punës së Kuvendit të Kosovës nga IDK-ja, Driton Selmanaj, ka thënë se telefonatat paraqesin dëshminë e radhës se në Kosovë, Kuvendi është në krizë identiteti dhe i nënshtruar ndaj tendencave abuzuese nga ana e Qeverisë. /Telegrafi/