Banorëve në Burketown u është thënë të evakuohen pasi përmbytjet pritet të shkaktojnë probleme në sistemin e kanalizimeve dhe ndërpresin furnizimin me energji të qytetit të Queensland.
Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia po inkurajon banorët të largohen nga qyteti i vogël, pasi ai po përjeton përmbytje rekord, me paralajmërime përgjatë lumenjve Nicholson, Gregory dhe Leichhardt.
https://twitter.com/MartySilkHack/status/1633981512113852416?s=20
“Kanalizimi në qytet është komprometuar dhe rryma në qytet do të ndërpritet sot”, ka thënë policia e Queensland në një deklaratë.
“Policia po u kërkon me forcë të gjithë banorëve të mbetur që të largohen nga komuniteti i Burketown sa më shpejt të jetë e mundur”.
At least half of Burketown's population has been evacuated, as floodwaters move in on the small community. https://t.co/XnBxGc88cm @frankrusso85 #7NEWS pic.twitter.com/KJgmQRc0mL
— 7NEWS Cairns (@7NewsCairns) March 10, 2023
Shërbimet e Zjarrfikësve dhe Emergjencës në Queensland lëshuan gjithashtu një alarm urgjent për qytetin, duke paralajmëruar banorët se sot është shansi i tyre i fundit për t’u evakuuar.
Police have released vision of flooding in Burketown today.
All remaining residents are being urged to leave.
For up-to-date information, visit: https://t.co/5XobASxKXh pic.twitter.com/nEsSQ0s766
— Queensland Police (@QldPolice) March 11, 2023
Paralajmërimet vijnë pasi pjesë të veriperëndimit të Queensland-it panë midis 200 mm dhe 500 mm shi këtë javë – gjë që edhe shkaktoi përmbytjet. /Telegrafi/