Site icon Telegrafi

Shanset janë të mëdha që Komean të shkarkohet nga Barcelona – katalunasit kanë kontaktuar trajnerin e njohur

Foto: Sky Sports

Ronald Koeman mund të shkarkohet nga Barcelona në fund të këtij edicioni.

Dështimi për të fituar La Ligën në këtë edicion, ka acaruar bordin e klubit dhe raportohet se mund të ndodhë që holandezi të shkarkohet në fillim të muajit qershor.

Sipas asaj që raporton RAC1, Barcelona e mendon seriozisht shkarkimin e Komeait dhe shanset janë 99 për qind që kjo gjë të ndodhë.

Bëhet e ditur se Blaugranasit janë në kontakt me Hansi Flick, pasi ky i fundit tashmë ka konfirmuar largimin nga Bavarezët.

Por, sipas saj që raportohet nga mediumi, gjermani është në bisedime me kombëtaren nga vendi që vije, për të marrë drejtimin e ekipit para Euro 2020.

Barcelona po tenton të bind Flickun që të zbarkojë në Camp Nou dhe më pas të shkarkojnë Koemanin. /Telegrafi/

Exit mobile version