Site icon Telegrafi

Shanset e Tottenhamit në përqindje për t’u kualifikuar në finale dhe për ta fituar Ligën e Kampionëve

(Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Humbja në Londër nga Ajaxi ka bërë që Tottenham Hotspur të ketë gjasa të vogla për të siguruar pjesëmarrjen në finale të Ligës së Kampionëve e jo më ta fitojë atë.

Spursat pësuan me rezultat 0-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale, ndërsa sonte (e mërkurë) luajnë kundër skuadrës holandeze në Amsterdam.

Lexo po ashtu Analizë dhe parashikim: Ajax - Tottenham Hotspur

Kreu i analizave sportive Gracenote, Simon Gleave, ka thënë se Tottenham Hotspur e ka humbur ndeshjen e parë në shtëpi (0-1), por nuk mund të konsiderohet i përjashtuar nga Liga e Kampionëve.

(Foto: Gracenote)

“Shansi që Spursat të kualifikohen në finalen e Ligës së Kampionëve në Madrid janë zvogëluar në rreth 29 për qind, sipas indeksit Euro Club”.

“Gjasat e Tottenhamit që ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon janë zvogëluar në rreh pesë për qind, por këto shanse janë ngritur në raport me përqindjen që e ka pasur klubi gjatë gjithë sezonit në këtë garë – para fazës gjysmëfinale”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Exit mobile version