Site icon Telegrafi

Shanset e Biden për të mposhtur Trump rriten

Shanset e demokratit Joe Biden për të mposhtur presidentin Trump u përmirësuan orët e fundit, por numërimi i votave po vazhdon në disa shtete kryesore që do ta vendosnin presidencën.

Shanset e Biden duken të forta në Michigan dhe Wisconsin, që po kryeson lehtë në këto dy shtete. Nëse ai i fiton këto dy shtete dhe mban Nevada – ku diferenca është shumë afër – ai do të ketë 270 vota të Kolegjit Zgjedhor dhe të jetë presidenti i ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Nëse Trump fiton Nevada, Biden do të duhej të fitojë ose Pensilvaninë ose Gjeorgjinë në vend të saj për të arritur 270. Trump do të duhej të fitonte edhe Pensilvani edhe Gjeorgji përveç Nevada-s për të marrë mbi 270.

Një fitore e Biden ka shumë të ngjarë të vijë më shpejt sesa një fitore Trump, pasi shanset e Trump do të varen nga Pensilvania dhe Biden mund të fitojë presidencën pa atë në këtë pikë.

Demokratët duken mirë, pasi që Biden ka shumë gjasa që do ta fitojë Michigan dhe Wisconsin – meqenëse trendi i votave po shkon në favor të tij dhe rezultatet e Nevada gjithashtu duket se do ta bëjnë atë president, por rezultatet e Nevada mund të mos finalizohen deri të enjten në mëngjes, sepse tashmë atje numërimi ka ndaluar.

Ndërkohë, pretendimet e pabaza të Trump për fitore herët në mëngjes të mërkurën u injoruan kryesisht pasi u pritën me kritika.

Ish-senatori i Pensilvanisë, Rick Santorum, një republikan, tha se ai ishte “shumë i dëshpëruar” nga pretendimet e pa mbështetura të Trump për mashtrim.

Dhe eksperti konservator Ben Shapiro, i cili ka një audiencë të konsiderueshme në të djathtë, shkroi në Twitter se “Trump nuk i ka fituar tashmë zgjedhjet dhe është thellësisht e papërgjegjshme që ai të thotë se i ka fituar”.

Por Trump gjithashtu përsëriti kërcënimin e tij për t’u përpjekur të ndalojë numërimin e fletëve të votimit përmes proceseve gjyqësore. “Ne do të shkojmë në Gjykatën e Lartë të SHBA”, tha ai në Shtëpinë e Bardhë. “Ne duam që të gjitha numërimet të ndalen”.

Por ndërsa fletët e votimit janë duke u numëruar, Biden mori epërsinë në Wisconsin dhe Michigan dhe flitet se është në rrugën e duhur që ta bëjë të njëjtën gjë edhe në Pensilvani. /Telegrafi/

Exit mobile version