Site icon Telegrafi

Shannen Dohertyt i është rikthyer kanceri

Pasi kanë kaluar dy vjet që kur ka hequr njërin gji, Shannen Doherty do të duhet urgjentisht t’i nënshtrohet operacionit të ri.

Aktorja amerikane ka ndarë me gjithë botën një lajm të trishtuar për sëmundjen e saj malinje.

Pas dy vjet e gjysmë luftë të vazhdueshme me kancerin e gjirit, si dhe operacioneve të shumta, ajo u kthye në spital, ku është në pritje të një operacioni të ri kirurgjik – rindërtimit të gjirit.

Ylli i mëparshëm Beverly Hills ka publikuar një fotografi nga një shtrat spitalor me nënën Rosa, i cili jep mbështetjen e jashtëzakonshme.

“Të dua. Faleminderit që je përkrah meje. Do të shkruaja gjithnjë, por që barnat kundër dhimbjes po më lodhin”, ka shkruar aktorja nën fotografi.

Kujtojmë se dy vjet e gjysmë më parë, ajo është diagnostikuar me kancer të gjirit. Ajo më pas raportoi se me sukses ka arritur ta shëroj sëmundjen.

Pas një faze pushimi dhe shërimi, në prill të këtij viti, 47-vjeçarja tha se tumori ishte kthyer. /Telegrafi/

Exit mobile version