Telegrafi

Shannen Doherty rikthehet në serinë “Beverly Hills 90210”

Shannen Doherty, aktorja e serialit të famshëm, “Beverly Hills 90210”, e cila ka luajtur rolin e Brenda Walshit, kohët e fundit zbuloi se do t’i bashkohet xhirimeve filmike të këtij seriali.

Në një seri të re të quajtur “bh90210”, do të luajnë dhe Jason Priestley, Jennie Garth, Ian Ziering, Gabrielle Carteris, Brian Austin Green and Tori Spelling.

Shannen Doherty dhe Luke Perry ishin vetëm anëtarët e parë të ekipit, të cilët në fillim nuk kishin pranuar të luajnë në serinë legjendare.

Por, seriali u godit edhe nga një lajm i hidhur kur pas një sulmi në tru, ndërroi jetë në moshën 52-vjeçare, Perry.

Ky i fundit, kujtojmë se ka luajtur rolin e “zemërthyerit të femrave”, Dylan McKay dhe shumë prej aktorëve e vlerësuan lartë aktrimin e tij.

Gjithashtu, Doherty ka luajtur rolin e Brenda Walshit në disa episode të “Beverly Hills 90210” në vitin 2008.

Në vitin 2015, Doherty u diagnostikua me kancer të gjirit që është përhapur në nyjet limfatike, dhe në vitin 2016 iu nënshtrua një mastectomy të gjirit të ndjekur nga kimioterapi dhe radioterapi. /Telegrafi/