Shanna Moakler ka uruar ish-partnerin e saj Travis Barker, mes lajmeve se ai u martua me Kourtney Kardashian në Las Vegas.
“Urime çiftit të lumtur. I uroj atyre më të mirën që jeta ka për t’u ofruar në udhëtimin e tyre së bashku”, tha Moakler, 47 vjeç, në një deklaratë për People të martën.
Moakler u martua me bateristin e “Blink-182” në vitin 2004 dhe ata kanë dy fëmijë – vajzën Alabama dhe djalin Landon.
Barker është gjithashtu i afërt me vajzën 23-vjeçare të Moakler, Atiana, nga lidhja e saj e mëparshme me Oscar De. La Hoya.
Moakler dhe Barker, 46 vjeç, u ndanë në vitin 2008, modelja më parë ka pretenduar se një aferë me motrën e Kourtney, Kim dhe bateristit, ishte ajo që shkatërroi marrëdhënien e tyre.
“Unë u divorcova nga ish-i im sepse, i pashë ata – i kapja duke pasur një lidhje”, kishte thënë Moakler për Us Weekly në maj 2021.
Kohët e fundit, Moakler është lidhur me Matthew Rondeau, edhe pse marrëdhënia e tyre është acaruar që kur Rondeau u arrestua për dhunë në familje më 24 shkurt.
Arrestimi erdhi menjëherë pasi ai postoi një video të diskutueshme në Instagram, në të cilën ai e quajti Moakler një “të përdalë” dhe shpifje të tjera, përveçse pretendonte se ajo nuk e kishte harruar ende Barker.
Sa i përket Barkerit, ai dhe Kardashian, 42 vjeç, mbajtën një ceremoni martese në Las Vegas disa orë pas “Grammy” të së dielës (3 prill) 2022.
Megjithatë, një burim konfirmoi për Page Six se dasma nuk ishte ligjërisht e detyrueshme, por një nga “disa” festimet me “shumë bujë” që çifti po planifikon.
Dyshja u fejuan me një propozim buzë detit në tetor 2021 pas lidhjes për rreth nëntë muaj.
Përveç Moakler, Barker ishte i martuar me Melissa Kennedy nga viti 2001 deri në vitin 2002.
Kardashian nuk ka qenë kurrë e martuar, por ka tre fëmijë – Mason, Penelope dhe Reign – me ish të dashurin Scott Disick. /Telegrafi/