Modelja australiane, Shanina Shaik, ka paraqitur divorc ndaj bashkëshortit të saj, DJ Ruckus, pas një viti martesë.
Sipas TMZ, ylli i Victoria’s Secret, i ka paraqitur dokumentët të martën, ndarja e të cilëve u njoftua qysh në muajin qershor.
“Ata kanë shumë respekt për njëri-tjetrin dhe po kërkojnë respekt ndaj të tjerëve gjatë kësaj kohe”, ka thënë një burim.
28-vjeçarja është martuar vitin e kaluar në Bahamas, por akoma nuk kanë ndonë fëmijë.
Përndryshe, ajo njihet si modelja me prejardhje australiane që gjeti suksesin në SHBA. /Telegrafi/