Kanë kaluar 15 vite që kur ylli i popit ka publikuar një album.
Shania Twain ka njoftuar kthimin e saj të shumëpritur me këngën e re “Life’s About To Get Good” që do të lançohet në muaj qershor i ndjekur nga një album.
Kjo do të shënojë edhe fundin e një pritje kaq të gjatë për fansat e saj. Twain ka publikuar albumin e fundit “Up!” në vitin 2002.
Mendohet se ajo është larguar për kaq shumë kohë nga muzika pas divorcit të dhimbshëm me Robert John ‘Mutt’ Lange, i cili ishte edhe kompozitori dhe producenti i të gjithë këngëve të saj.
Ata u martuan në vitin 1993, por martesa e tyre u shkatërrua pas një skandali në vitin 2008, kur 51-vjeçarja zbuloi se Lange e tradhëtonte me shoqen e saj më të mirë Marie-Anne Thiébaud.