Site icon Telegrafi

Shania Twain kërkon falje pasi tha se do të kishte votuar për Donald Trumpin

(Foto: Getty Images)

Shania Twain ka kërkuar falje për shkak të komenteve, në të cilat kishte pohuar se do të kishte votuar për Donald Trumpin në vitin 2016, pasi ai është i sinqertë.

Këngëtarja kanadeze gjatë një interviste të fundit ka thënë se po të kishte votuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do t’ia jepte votën presidentit aktual.

Presidenti amerikan, Donald Trump (Foto: Getty Images)

Mirëpo, pas kritikave të shumta, ajo ka kërkuar falje ndaj atyre që janë ndier të ofenduar me komentet e saja.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Shania Twain

“Unë jam kundër diskriminimit të çfarëdo lloji dhe shpresoj që kjo është e qartë nga zgjedhjet që kam bërë, ndërsa njerëzit me të cilët e kaloj kohën, e dinë se unë nuk kam asnjë botëkuptim të ngjashëm me presidentin aktual”.

“Jam përpjekur të sqaroj, si përgjigje ndaj një pyetjeje për zgjedhjet… Përgjigja ime ishte e pakëndshme, mirëpo nuk duhet të merret si përfaqësuese e vlerave të mia dhe as që unë e mbështes atë”.

Këngëtarja kanadeze, Shania Twain (Foto: Getty Images)

“Unë bëj muzikë për t’i bashkuar njerëzit. Rruga ime do të jetë gjithmonë ajo e përfshirjes, gjë që e tregon edhe e kaluara ime”, ka shkruar Shania në Twitter.

Në intervistën për The Guardian, kur është pyetur për Trump, Twain është shprehur se do të votonte për të “sepse përkundër që është ofendues, ai duket i sinqertë”. /Telegrafi/

Exit mobile version