Telegrafi

Shani Tarashaj largohet nga Evertoni

(Foto: Twitter/Bluekipper.com)

Sulmuesi shqiptar, Shani Tarashaj, është larguar zyrtarisht nga Evertoni, ku ishte në pronësi për katër vite.

25-vjeçari ishte i huazuar te FC Emmen për dy sezone (ku duhej të qëndronte edhe këtë edicion), mirëpo marrëveshja me klubin holandez është ndërprerë para kohe.

Evertoni e transferoi Tarashajn në janar të vitit 2016 nga Grasshopper për afro 3.3 milionë euro, mirëpo ai nuk arriti të linte përshtypje në ekipin e parë.

(Foto: Twitter/Bluekipper.com)

Përkundër se e kishte huazuar vazhdimisht, klubi anglez në verën e kaluar ia vazhdoi kontratën edhe për një vit, në mënyrë që të realizohej huazimi te Emmeni që duhej t’ia paguante rrogën për dy vite.

Sidoqoftë, tash marrëveshja ka përfunduar me të dyja klubet dhe Tarashaj është lojtar i lirë. /Telegrafi/