Telegrafi

Shangaji tejkaloi Hong-Kongun sipas vëllimit të ekonomisë

Bruto Prodhimi Vendor (BPV) vitin e kaluar është rritur për 8,2 për qind duke arritur 218,3 miliardë dollarë, përderisa BPV-ja e Hong-Kongut ka realizuar rënie prej 2,7 për qind duke u zvogëluar në 210,7 miliardë dollarë.

Nëse BPV-ja matet për kokë banori, Hong-Kongu edhe më tutje kryeson bindshëm para Shangajit, i cili me 19 milionë banorë është trefish më i banuar me popullatë.

BPV-ja për kokë banori e Hong-Kongut arrin 30,98 mijë dollarë, përderisa BPV-ja e Shangajit arrin 10,71 mijë dollarë.