Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëherit kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Eduard Shalsi, është shprehur i lumtur me miratimin e ligjit të startup-eve dhe me alokimin e fondeve për mbështetjen e startup-eve dhe lehtësuesve.
Ai ka thënë se me këto vendim në ekosistem është injektuar entuziazëm.
“Prania e Keiretsu është vlerë e shtuar për ekosistemin shqiptar dhe në eventin lançues të këtij forumi që bashkon angelinvestors dhe venturecapitalists, pata nderin të përshëndes të pranishmit duke i inkurajuar dhe duke u ofruar mbështetje”, ka shkruar ai në Facebook.
Këto komente deputeti Shalsi i bëri në takimin e Forumit Keiretsu, ku morën pjesë edhe Agnesa Vuthaj, Adriana Hoxha, Valon Canhasi, Uranik Bregu, Mergita Ahmetaj…
Forumi Keiretsu për Evropën Juglindore, rrjeti më i madh i investimeve dashamirëse të kapitalit privat në botë me bazë në Shtetet e Bashkuara, ka mbajtur takimin e radhës të Forumit të Investitorëve.
Ky forum me investitorët engjëj më aktivë dhe të suksesshëm, është mbajtur në Kosovë e rajon dhe do të shërbejë si gjenerator për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Rreth Forumit Keiretsu
Forumi Keiretsu është një komunitet global investimesh me investitorë dashamirës (Angel Investors) të akredituar të kapitalit privat, kapitalistë sipërmarrës dhe investitorë korporata/institucionale. Forumi Keiretsu u themelua në Gjirin Lindor të San Franciskos në Kaliforni në vitin 2000 nga Randy Williams. Forumi Keiretsu është një rrjet mbarëbotëror i resurseve të kapitalit, dhe marrëveshjeve me 60 shtete në 3 kontinente. Anëtarët e Forumit Keiretsu investojnë në mundësi investimi të larmishme dhe të cilësisë së lartë. Komuniteti forcohet nëpërmes përfshirjes së tij në aktivitete sociale dhe bamirësie.
Duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për mungesën e financimit, Forum Keiretsu SEE po hyn në Evropën Juglindore si një ekosistem rajonal i inovacionit dhe sipërmarrjes në zhvillim – duke bashkuar që të gjithë në të njëjtin vend, udhëheqës të jashtëzakonshëm lokal, rajonal dhe ndërkombëtar, organizata, sipërmarrës – të rijnë ambiciozë dhe novatorë që kërkojnë kapital për startup-et e tyre.