Një fermer nga Kina, ka gjetur një mënyrë unike që të shesë sasinë e madhe të shalqinjve.
Meqenëse askush nuk ia blinte këto frute jo kualitative si pasojë e thatësisë së madhe, Gu Xinliang ka shkruar në to moto të ndryshme me një kaliografi kineze shumë të bukur, transmeton Telegrafi.
Prej se i ka bërë këto punime, ai i ka shitur tre tonelata shalqinj për 11 ditë.
Fermeri që është edhe mësues i ciklit të ulët, kishte vënë në pjesën anësore të rrugës sasinë e pemëve të freskëta, por deri në mbrëmje i shiti vetëm dy.
Të nesërmen ai shkroi në dy shalqinj ‘Ëndërr kineze”, si dhe “Bëni para shpejtë”, në përpjekje që të tërheqë më shumë klientë. Por, ata kërkuan t’i blinin pikërisht këto dyjat.
Më pas, 56-vjeçari vendosi të shkruajë në të gjithë shalqinjtë, që klientët po i blejtë si ‘frute fati’ për t’i mbajtur në shtëpi. /Telegrafi/