Telegrafi

Shalli gjigant që ngjanë me fustanin e gjatë deri në fund të këmbëve (Foto)

Punëtoria Dukyana nga Bullgaria, që shet veshje të ndryshme përmes internetit, ka reklamuar një shall gjigant që kushton 250 euro.

Por, ky aksesor i punuar me dorë ka një madhësi të pazakontë dhe personi që e veshë, mbulohet deri në fund të këmbëve, transmeton Telegrafi.

Shalli me përmasa gjigante

“Gruaja në fotografi më duket si çorape”, si dhe “kujdes se mos rrëzohet, nuk ka si t’i vë duart përpara” kanë qenë dy nga komentet që u pëlqyen më së shumti.

Mbulon tërë trupin

Megjithëse u kritikua se krijon rrudha të papërshtatshme, duke treguar forma jo të mira trupore, është konsideruar si modern dhe si shall që do të jetë mjaft i kërkuar. /Telegrafi/