Ministri për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme të Austrisë, Aleksandr Schallenberg, i cili është për vizitë zyrtare në Tiranë deklaroi se Austria mbështet nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian.
“Qëndrimi i Austrisë është i qartë, duam të ndizet drita e gjelbër për bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Schallenberg në konferencën e përbashkët me ministrin Gent Cakaj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kur bëhet fjalë për Shqipërinë, Schallenberg shtoi se azilantët shqiptar edhe më tej vazhdojnë të jenë problem në Francë.
Cakaj theksoi se “Shqipëria i përmbushi të gjitha kushtet për nisjen e bisedimeve”, duke theksuar se Qeveria në mënyrë intensive angazhohet në sigurimin e votave./Telegrafi/