Sipas deputetit të LDK-së, Kujtim Shala, Lidhja Demokratikë të Kosovë dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë kurrfarë përafrime.
E “pushteti është gjëja e më e vogël” që mund t’i lidh/përafrojë LDK-në e VV-në thekson Shala në Debat Plus”.
Ai ka thënë se me Vetëvendosjen kanë “hendek” e lërë më vija të kuqe për bashkëpunim apo koalicion.
“Prandaj nuk dëshirojmë as të flasim të merremi vesh me atë (Kurtin) për asgjë”, ka theksuar Shala
Duket se ky qëndrim i LDK-së i pëlqeu analistit, Astrit Gashit, por gjithsesi prapë mbetet skeptik nëse mund ta mbajnë.
“Mua po më pëlqen ky qëndrim. Ta paktën LDK ka qëndrimet e sakta. Se di sa ka me qenë i mbajtshëm pas procesit zgjedhor apo një kohë të caktuar”, ka thënë Gashi, teksa e pyeti deputetin e LDK-së se ka nga erdhi “hendku” për LVV-në.
Fajtor për këtë është një deklaratë e kryeministrit, Albin Kurtit në Kuvend: “Juve po iu donë (Vuçiqi), ju do fortë juve ai”.
“Është qëndrim nuk lidhet me asnjë strategji, nuk merret me llogaritjet ë tilla që janë minor… kryetari i LDK-së në atë moment që ti kë thënë që ‘LDK-në e do Vuçiq për marrëveshje’, nuk i më punë me LDK-së. Këtu merr fund. Vuçiqin nuk e do LDK-në, Vuçiq bën marrëveshje me Kurtin…”, ka treguar Shala.