Herolind Shala ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit norvegjez.
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka qenë edhe njëherë vendimtar për skuadrën e tij Valerenga.
Skuadra nga kryeqyteti norvegjez ka marrë një fitore me vlerë 2-0 ndaj Stromsgodset, në një ndeshje ku Shala shkëlqeu duke shënuar edhe golin e dytë në ndeshje.
27-vjeçari e nisi nga minuta e parë si gjithmonë takimin dhe në minutën e 67-të realizoi golin e dytë për ekipin e tij.
Në fakt Shala në fund të ndeshjes nga votat e tifozëve është zgjedhur si lojtari më i mirë i këtij takimi.
Mesfushori nga Kosova realizoi një gol të bukur me një gjuajtje pasi u fut në zonë.
Për Shalën ky ishte goli i tretë në kampionat, derisa ka bërë edhe dy asistime.
Valerenga pas kësaj fitore është ngritur në pozitën e tretë në tabelë me 17 pikë sa ka edhe Bodo Glimt, ndërsa janë dy pikë mbrapa liderëve ODD e Molde.
Në javën e ardhshme skuadra nga kryeqyteti norvegjez përsëri do të luaj para tifozëve të vet ku pret Lillestromin. /Telegrafi/