Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se janë të pavërteta lajmet që po qarkullojnë se Udhëzimi Administrativ 06/2019 i cili do të obligon pikat e shitjes së karburanteve të naftës që të bëjnë pastrimin e rezervuarëve çdo 3 vite, udhëzim ky të cilin e kishte nënshkruar para disa javëve vetë ministri, është anuluar nga Zyra e Kryeministrit
Shala në një postim në llogarinë e tij e tij në Facebook, ka shkruar se një gjë e tillë është ligjërisht e pamundur të ndodhë, dhe se prioritet i tij është dhe do të mbetet mbrojtja e konsumatorit.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë, të nderuar konsumator, po qarkullojnë disa lajme që Udhëzimi Administrativ 06/2019 i cili do të obligon pikat e shitjes së karburanteve të naftës që të bëjnë pastrimin e rezervuarëve çdo 3 vite, udhëzim ky të cilin e kam nënshkruar para disa javëve, është anuluar nga Zyra e Kryeministrit.
Një lajm i tillë është i pavërtetë.
Një gjë e tillë ligjërisht është e pamundur që të ndodhë, dhe nuk do të ndodhë!
Prioritet i imi i përhershëm është dhe do të mbetet mbrojtja e konsumatorit dhe cilësia e produkteve që tregtohen në tregun e brendshëm të Republikës së Kosovës.
E.SH