"Jam absolutisht i sigurt dhe optimist që sot deri në ora 18:00 do të përmbyllet me sukses procesi i anëtarësimit të Kosovës në FMN, përkatësisht do të përmbyllet me sukses votimi në favor të anëtarësimit të Kosovës në FMN”, tha ministri i Ekonomise dhe Financave, Ahmet Shala.
Sipas tij, konfirmimi zyrtar pritet pas 3-4 ditësh dhe vetëm atëherë mund të lëshojnë zyrtarisht deklarata për rezultatet e votimit, pasi që theksoi se votimi në FMN është konfidencial.
Komiteti për anëtarësim në FMN ka aprovuar kuotën për anëtarësim të Kosovës në FMN, e cila kap shumën prej 65 milionë euro. Kjo shumë i jep fuqinë votuese Kosovës në FMN, që është përafërsisht e njëjtë me shtetet e regjionit. /telegrafi/