Site icon Telegrafi

Shala shprehet i lumtur pas barazimit ndaj Dritës

Trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala është shprehur i lumtur pas barazimit që ekipi i tij arriti në ndeshjen ndaj Dritës (1-1).

Ai tha se kjo pikë e fituar do të jetë një shtysë e madhe për ekipin e tij në vazhdim të kampionatit.

“Marrë parasysh ekipin e Dritës, një pikë ndaj tyre do të jetë e kthesës për ne për të na ecur mbarë. Vlen shumë kjo pikë. Po të pyetesha para ndeshjes se cilin kundërshtar dëshiron ta kesh, do ta zgjidhja Ballkanin ose Dritën, për shkak të motivit të lojtarëve”.

Lexo po ashtu Drita assesi të fitojë, barazon kësaj radhe ndaj Fushë Kosovës

Tutje, ai tha se punuan fort për t’ia mbyllur hapësirat ekipeve kundërshtare.

“E kemi përgatitur këtë takim në atë mënyrë për ta mbyllur Dritën, ashtu siç e mbuluam Besnik Krasniqin. Nuk jam i kënaqur me mbajtjen e topit, por duke parë kundërshtarin, jam i kënaqur me një pikë”, ka thënë Shala pas ndeshjes.

Fushë Kosova ndeshjen e radhës e luan në Klinë ndaj Dukagjinit, ndërsa Drita do të presë në shtëpi ekipin kryeqytetas Prishtinën./Telegrafi/

 

Exit mobile version