Kandidatja për kryetare të Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës, znj. Sabiha Shala fushatën zgjedhore e ka vazhduar duke i bërë vizitë Tregut të gjelbër, ku ka takuar dorë më dorë shitës dhe qytetarë të ndryshëm.
Përndryshe znj. Shala shitësit i ka konsideruar heronjë të punës pavarësisht kushteve minimale që ata i kanë aktualisht për ta ushtruar veprimtarinë e tyre ekonomike.
Shala iu premtoi shitësve se do t’ua kthejë dinjitetin që e meriotjnë, duke krijuar kushte më të mira që do të stimulonin kultivimin, por edhe shitjen e produkteve të tyre në treg.