Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka mbajtur Konferencën e Tetë Vjetore me temën: ‘’Për një gjyqësor të pavarur, efikas, transparent dhe llogaridhënës’’.
Kryetarit të Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, tha se ndihet me fat që lëndët civile nuk shkojnë në Gjykatën e Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Ai tha se këto lëndë zgjasin me vite deri në përfundim të tyre.
“Janë mijëra raste që presin zgjidhje. Janë mijëra qytetar që presin drejtësi me vite. Se sa zgjatë procedura për realizimin e një të drejte në lëmine civile. Jo me ditë, e javë, e muaj, por me VITE. Edhe atë jo pak vite. Vetëm në Gjykatën e Apelit një kontest kompensim demi mund të zgjat deri në 4 vjet. A është në rregull kjo ? Ku është e drejta për gjykim në kohë të arsyeshme? Askund. “Drejtësi e vonuar, drejtësi e harruar” – thotë një fjalë. Është fat i madh që lendet tona nuk shkojnë në Gjykatën e Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, se për ndryshe shteti ynë do të paguante shumë”, ka thënë Shala.
Shala e ka quajtur historike zgjidhjen e lëndëve në këtë Gjykatë.
Shala tha se Gjykata e Apelit ka arritur të zgjidhë më shumë lëndë se sa ka pranuar gjatë vitit 2018.
“Është inkurajues fakti se në muajt e fundit kemi arritur të zgjidhim më shumë lëndë se sa kemi pranuar. Muajin tetor kemi pranuar 1,200 lëndë, kemi zgjidhur 1, 268. Ndërsa gjatë shtatorit kemi pranuar 1,113 kemi zgjidhur 1,149. Për herë të parë në histori të kësaj gjykate, shifrat po zvogëlohen e nuk rriten. Prandaj nga shifra rekorde, më e larta e shënuar ndonjëherë 13 mijë e 375 kemi zbritur 13 mijë e 271. Ndoshta nuk është shumë, por është një shenjë e mirë, se në Gjykatën e Apelit po fillon një epokë e re”, ka shtuar Shala.
Shala po ashtu ka krahasuar zgjidhjen e lëndëve në tri vitet e fundit.
“Në vitin 2016, kishim 34 ndërsa u zgjidhen 10 mijë e 534 lëndë. Në vitin 2017, kishim 35 gjyqtarë ndërsa zgjidhem 11 mijë e 890 lëndë. Ndërsa këtë vit kemi 36 gjyqtarë dhe po shpresojmë ta mbyllim më rreth 13 mijë lëndë të zgjidhura. Krahasuar më periudhën e njëjte raportuese del se ketë vit kemi 1224 lëndë më shumë të zgjidhura, pothuajse me të njëjtin numër të gjyqtarëve”, deklaroi Shala.