Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala thënë se Projektligji për masat e përkohshme për produkteve bazike mund të përdoret për të falimentuar bizneset.
Shala gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës u shpreh se ky Projektligj është i dëmshëm për ekonominë, konsumatorët dhe operatorët.
“Në situata të caktuara, ky ligj mund të përdoret kundër bizneseve për mënyrën dhe ruajtjen e konkurrencës apo për falimentimin e bizneseve të caktuara importuese apo importuese. Komisioni ka të drejtë deri në ndërhyrjet vullgare në treg, e cila paraqet ndërhyrje në ekonominë e tregut të lirë”, tha Shala.
Sipas tij, PDK-ja nuk e përkrah këtë Projektligj.
“Projektligji nuk parasheh përfshirjen e grupeve të interesit, apo shoqatën e konsumatorëve, prodhuesve e kështu me radhë. Në këtë situatë që është, pra me këtë pozicion të draftligjit që kemi, PDK-ja nuk mund ta mbështet kështu”, përfundoi ai. /Telegrafi/