Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, është takuar sot me kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu.
Siç njofton MKRS, Shala dhe Belegu biseduan për zhvillimet e fundit në basketbollin e Kosovës, për infrastrukturën e palestrave sportive në vend, për programin e FBK-së dhe për përgatitjet që Kosova po bën për kualifikimet për Euro 2017. Këto kualifikime fillojnë gjatë verës.
Sipas njoftimit, Shala ka premtuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me FBK-në për përmirësimin e kushteve të përgjithshme të basketbollit në vend, sidomos para kualifikimeve.