Herolind Shala ka shkruar në llogarinë e tij në ‘Facebook’ para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut, se skuadra ka vetëm një qëllim, fitoren.
‘Dardanët’ të enjten mbrëma zhvillojnë gjysmëfinalen e play-off të Ligës së Kombeve.
Lideri i mesfushës Herolind Shala, në rrjetet sociale ka thënë se është gati për këtë ndeshje, duke premtuar gjithçka për fitoren e Kosovës.
“Gati, të bashkuar për vetëm një qëllim, fitoren. Do të japim çdo gjë nga vetja për t’iu gëzuar”, ka shkruar Shala.
Shala pritet të luajë nga minuta e parë në qendër të mesfushës.
Ndeshja mes Maqedonisë dhe Kosovës luhet nga ora 20:45./Telegrafi/