Site icon Telegrafi

Shala përgëzon FHK për pranim me drejta të plota në IHF

Njeriu i parë i sportit tonë, ka përgëzuar drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës, hendbollistët, si dhe gjithë ata që kanë kontribuar për këtë sukses të jashtëzakonshëm të hendbollit të Kosovës.

Ministri Shala u shpreh se përparimi i sportit të Kosovës në planin ndërkombëtar, është dëshmi e sukseseve të shtetit të Kosovës.

“Ky është edhe një hap i rëndësishëm, që ndihmon dhe përshpejton ndërkombëtarizimin dhe njohjen e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare”, ka theksuar ministri Shala, dhe ka shtuar se MKRS-ja do të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës, sidomos në ngritjen cilësore të tij dhe në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar. /Telegrafi/
 

Exit mobile version