Herolind Shala dhe Libereci vazhdojnë të shkëlqejnë dhe për ta ardhur fitorja e radhës, 4-3 në shtëpi ndaj Zlinit.
Ky sukses vlen ngjitjen në vendin e tretë në Gambrinus Liga, sepse Mlada u mund në fushën e Bohemiansit.
Në ndeshjen e fundit, në fundjavë pikërisht në fushën e Mladas, Liberec do të ketë avantazhin se edhe një pikë e lejon të mbrojë vendin e tretë.
Gjithsesi, edhe vendi i katërt shkon në Ligën e Evropës dhe ka qenë një sezon i shkëlqyer si për Liberecin, ashtu edhe për Shalën.
Në 23 ndeshje të zhvilluara, Herolindi ka shënuar gjashtë gola ndërsa ka dhuruar edhe gjashtë asistime të tjera në kampionat.
Kujtojmë që Shala në Liberec është i huazuar nga Sparta e Pragës, ndërsa pas përfundimit të stinorit ai pritet të largohet në njërën nga ligat më të mëdha evropiane. /Telegrafi/