Telegrafi

Shala: Pagat do të rriten

Ministri Shala, në një intervistë për Zërin e Amerikës, falënderoi mirëkuptimin e sindikatave të Kosovës për këtë shtyrje. Duke pranuar skepticizmin që mund të ketë shkaktuar shtyrja deri në momentin e fundit për mosrealizimin e rritjes së pagave sipas afatit, Ministri Shala siguroi që kjo rritje do të jepet menjëherë sapo të miratohet buxheti i ri.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala gjendet për vizitë zyrtare në SHBA, atje është takuar edhe me kryesuesin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë, Jyrgen Odenius si dhe Meg Lundsager, drejtoreshë ekzekutive e SHBA-së në këtë institucion. Temë e diskutimit në këto takime ishte përmbushja e obligimeve të përbashkëta të dala nga marrëveshja e arritur vitin e kaluar ndërmjet Kosovës dhe FMN-së. /Telegrafi/