Herolind Shala është duke kaluar nëpër formën e tij më të mirë deri më tani.
Vendimi për tu rikthyer për pak kohë në Norvegji duket se ka qenë i duhuri për Shalën që po shkëlqen me fanellën e Startit.
Titullar si gjithnjë, pasime të sakta lojë e mirë në mbrojtje por edhe gola e asistime me ‘bollëk’ për Shalën.
Herolindi ka arritur të shënoj një tjetër gol së fundmi në kampionat, më humbjen e Startit 3-2 në udhëtim te Valerenga.
Shala shënoi golin e fundit në ndeshje me një goditje të fuqishme në minutën e 90-të.
Në nëntë ndeshje të zhvilluara në kampionat dhe Kupë, Shala ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në katër të tjerë me fanellën e Startit.
Forma e tij e mirë e gëzon edhe përzgjedhësin e Kosovës, Bernard Challandes i cili me ta marrë drejtimin e Përfaqësueses nuk e ka lënë në asnjë takim Shalën në bankë.
Në ndeshjen e ardhshme Shala me Startin e tij do të luajnë në shtëpi me Sarpsborgin.
Për ta parë golin duhet të klikoni KËTU/Telegrafi/