Site icon Telegrafi

Shala: NISMA Socialdemokrate sipas të gjitha sondazheve fiton 10 deputetë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë dhe anëtari i Kryesisë së NISMA Socialdemokrate, Endrit Shala ka thënë se kjo parti në të gjitha sondazhet qëndron në shifrat 8% dhe sipas tij kjo përqindje i garanton 10 mandate.

Shala, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se tre ministrat e NISMA janë duke u munduar të tregojnë një pasqyrë tjetër të qeverisjes.

“Unë besoj se askush nga qytetarët e Kosovës nuk jemi të kënaqur me atë ku është Kosova, por ne jemi duke u munduar çdo ditë të bëjmë diçka më mirë për këtë vend”.

Anëtari i Kryesisë së NISMA Socialdemokrate ka thënë se kjo parti ka kaluar tri palë zgjedhje dhe qëndrueshmëria ë tyre në skenën politike më nuk vihet në pikëpyetje.

“Në vitin 2014 ne kemi dalë njëfarë “surprize” sepse në shumë tavolina është diskutuar nëse Nisma mund ta kalojë pragun…Nëse edhe çdo javë mbajmë zgjedhje, ne e kalojmë pragun pa asnjë problem”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Shala ka thënë se në të gjitha sondazhet NISMA qëndron në kuotën e 8% që i garanton 10 mandate në Kuvend.

Ai ka thënë se përjashto Malishëvën, në shumë qytete tjera të mëdha mbi 2,800 anëtarë me letra i janë bashkuar NISMA-s.

Duke folur për raportet me AAK-në, Shala ka thënë se zyrtarët e partnerit të koalicionit qeverisës duhet të jenë shumë të kujdesshëm në deklaratat e tyre publike në raport me NISMA-n./Telegrafi/

Exit mobile version