Telegrafi

Shala, në takimin vjetor të BERZH-it në Zagreb

Në këtë takim do të marrin pjesë më shumë se 2000 zyrtarë prej të gjitha vendeve të botës, ndërsa tema e takimit do të jetë, “Ndërtimi i Rritjes së Qëndrueshme.” Gjatë këtyre takimeve do të merren disa vendime shumë të rëndësishme nga ana e aksionarëve për strategjinë e Bankës gjatë viteve të ardhshme

Ministri, Ahmet Shala do të takohet me Presidentin e BERZH, Thomas Mirow, si dhe zëvendës presidentin e Bankës Evropiane për Investime (EIB), Dario Scannapieco, e zëvendës presidentin e Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC), Rashad Kaldany.

Gjithashtu, Ministri Shala do të ketë takime të shumta me stafin menaxherial të BERZH, me ministrat e financave të vendeve pjesëmarrëse në takime, si dhe guvernator që përfaqësojnë 61 shtete, aksionar në këtë Bankë.