Telegrafi

Shala në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore

Gjatë kësaj vizite delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga kreu i MEF-it, Ahmet Shala, sipas një komunikatë për media, do të marrin pjesë në takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtarë (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), që do të mbahen më 7 e 10 tetor në Uashington.

Gjatë kësaj vizitë në SHBA, Ministri Ahmet Shala pritet të takohet me zyrtarë të lartë të Bankës Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe me përfaqësues të shteteve të ndryshme pjesëmarrëse në këtë ngjarje të rëndësishme. /Telegrafi/