Sot katër persona nga Komuna e Gjakovës janë raportuar të vdekur nga IKSHP, pasi të njëjtit kishin dalë pozitiv edhe në coronavirus.
Drejtori i Spitalit Hilmi Shala thotë për RTV Dukagjinin se në mesin e viktimave është regjistruar edhe një 36 vjeçar por që sipas tij ai nuk ka ndërruar jetë në Spitalin e Gjakovës.
“I njëjti nuk ka ndërruar jetë në Spitalin e Gjakovës”.
Shala ka folur edhe për gjendjen në Spitalin e Gjakovës sa i përket coronavirusit.
“Momentalisht janë të shtrirë 120 pacientë. 60 nga ta janë të konfirmuar me coronavirus. Disa të tjera janë konfirmuar negativ e disa të tjera janë në pritje të rezultateve. Vlen të theksohet se 70 prej tyre janë në oksigjenoterapi”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Drejtori i Spitalit të Gjakovës thotë se ka vështirësi në furnizimin me oksigjen por që sipas tij asnjëherë nuk kanë mbetur pa oksigjen.
Shala thotë se edhe një numër i madh i stafit të Spitalit të Gjakovës është infektuar me coronavirus, e që tre prej tyre kanë ndërruar jetë./Telegrafi/