Ministri Shala është takuar me Zëvendësndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit Amerikan Thomas Contryman si dhe Don Rosenblone Koordinator për Evropë në Departamentin e Shtetit Amerikan. Gjatë këtij takimi janë diskutuar një varg çështjesh të rëndësishme për Republikën e Kosovës si dhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit me SHBA-të në përgjithësi.
Zhvillimet e përgjithshme në Kosovë me theks të veçantë ruajtja e stabilitetit politik të vendit, progresit në fushën e zhvillimit ekonomik si dhe reformave strukturore në përgjithësi sidomos në fushën e Energjisë, Telekomunikacionit, kanë qenë disa nga temat e diskutuara.
Temë e veçantë e diskutimit ka qenë edhe proceset buxhetore, menaxhimi me sukses i kësaj faze, si dhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit me FMN-në në drejtim të ruajtjes së Marrëveshjes së arritur me këtë institucion.
Ministri Shala, theksoj përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në përfundimin me sukses të të gjitha reformave të parapara me qëllim ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale të vendit tonë, por edhe sigurimin e një rritje më të përshpejtuar ekonomike.
Kurse Thomas Countryman ka shprehur përkushtimin e Qeverisë Amerikane për të përkrahur projektet e rëndësishme strategjike të Kosovës.
Gjithashtu, Ministri Shala u takua edhe me kryesuesit e Konstituencës Belgo Austriake pranë FMN-së si dhe atë të Bankës Botërore, Konstituence kjo e cila përfaqëson Kosovën në Bordet e këtyre institucioneve. Gjatë këtyre takimeve janë diskutuar çështje të rëndësishme në fushën e zhvillimit ekonomik me theks të veçantë projektet në energjetikë dhe telekomunikacion. /Telegrafi/