Telegrafi

Shala: Në pranverë të këtij viti Kosova do të jetë anëtare e FMN-së dhe BB-së

Duke folur në një takim me afaristë të organizuar në Odën Ekonomike të Kosovës ministri Shala, ka falënderuar të gjithë biznesmenët kosovarë për kontributin që i kanë dhënë krijimit dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës.

Ndërkaq kryetari OEK-së, Besim Beqaj ka deklaruar se bashkëpunimi me biznesin do të jetë prioriteti kryesor i Odës me qëllim të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe se viti 2008 ishte viti më i suksesshëm në historinë e vonshme të Kosovës, vit i shpalljes së pavarësisë dhe i zhvillimeve të shumta pozitive pas shpalljes së saj.

"Kosova falë angazhimit tuaj, të nderuar afaristë, me një përkrahje të pashoq edhe të qeverisë ka ardhur në një moment kur është bërë subjekt ndërkombëtare në aspektin e marrëdhënieve ekonomike. Në vitin 2008 kemi lëvizje pozitive në ndryshimin e politikës fiskale e cila ka krijuar mundësi që partnerëve tone që i kemi në Kosovë dhe jashtë saj tu prezantojmë një orientim të qartë", ka thënë kryetari i OEK-ut.

Ai ka theksuar se Oda përkrah pesë orientimet strategjike të zhvillimit të Kosovës të cilat i ka përcaktuar Qeveria e Kosovës, pasi që , sipas tij janë në korrelacion te plotë me atë që Oda e biznesi i Kosovës e sheh si prioritete për të ardhmen.
Sipas kreut të OEK-së, ky institucion ka kërkuar dhe përkrahur rritjen e investimeve kapitale në Kosovë pasi që konsideron se me rritjen e tyre mundësohet punësimi i cili bene të mundur zhvillim të ndërmarrjeve dhe mirëqenie të qytetarëve.

"Synimi i ynë është që duke zhvilluar ekonominë të kontribuojmë zhvillimin e vendit, stabilitetin ekonomik i cili është parakusht për stabilitet politik", ka deklaruar Beqaj duke shtuar se, përfaqësuesit e Odës në një takim me kryeministrin kanë dorëzuar propozimet konkrete me qëllim të ndryshimit të politikave ekonomike të cilat do të ndikonin në zhvillimin ekonomik. /Telegrafi/