Telegrafi

Shala në ndjekje të investitorëve të mundshëm

Një delegacion i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave i kryesuar nga Ministri Ahmet Shala është duke marrë pjesë në Forumin Evropian, që po mbahet në Alpbach të Austrisë. Ministri Shala sot ka qenë panelist në Simpoziumin Ekonomik me temën: “E ardhmja e Evropës: vizionet dhe realiteti aktual”.
Ministri Shala gjatë fjalimit të tij është fokusuar në integrimin ekonomik të Kosovës dhe vendeve të Evropës Juglindore duke theksuar se ky integrim ekonomik ndihmon në kapërcimin e vështirësive politike.

Në Forumin Evropian të Alpbach-ut, që ka një traditë mëse 50 vjeçare dhe mbledh në vete personalitetet më të shquara të politikës, diplomacisë, shkencës dhe kulturës, këtë vit pjesëmarrës kanë qenë edhe figurat e shquara si laureati i Çmimit Nobel për Paqe dhe figura kryesore në procesin e pavarësimit të Kosovës, presidenti Martii Ahtisari si dhe Bank Ki Moon, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Këtë vit, forumi është fokusuar më shumë në çështjen e forcimit të besimit në mes të popujve dhe shteteve të Evropës.