Telegrafi

Shala në formë fantastike, shënon edhe një gol me Valerengan

Herolind Shala është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë këtë vit.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës javë më parë nënshkroi kontratë dy vjeçare për gjigantin norvegjez Valerenga.

Kampionati shtetëror në Norvegji nuk fillon deri në fund të muajit mars, por klubet elitare po zhvillojnë ndeshje kontrolluese.

Valerenga ka arritur një fitore përballë Bodo Glimit me rezultat të ngushtë 3-2.

Shala ishte titullar në këtë takim dhe arriti ta shënon golin e dytë në minutën e 38-të.

Ky ishte goli i dytë për Herolindin në tri ndeshjet e zhvilluara me Valerengan.

27-vjeçari ka luajtur të gjitha ndeshjet nga 90 minuta për klubin bardh e kaltër.

Forma e mirë e Shalës është një lajm i mirë edhe për trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes i cili i ka besuar jashtëzakonisht shumë mesfushorit nga Drenasi së bashku me Kryeziun në mesfushë.

Ndeshjen e radhës klubi nga kryeqyteti norvegjez do ta zhvillojë përballë Tromsos me 8 mars. /Telegrafi/